La Italinë për t’u kthyer në atdhe Njihuni me Eltonin, biznesmenin që synon tregun ndërkombëtar në fushën e automobilave

0
123

Të shumtë janë të rinjtë sot që duan të largohen nga Shqipëria, për ta projektuar të ardhmen e tyre në ndonjë vend Perëndimor. Por ky nuk është rasti i Elton Meraj. Vite më parë, ai la Italinë për t’u kthyer në atdhe dhe krijuar ‘biznesin e ëndrrave’.

Eksperiencën për rregullimin e autoveturave që fitoi në vendin fqinj, Eltoni ‘ e shkriu’ në vendlindje. Sprovat kanë qenë të shumta, duke nisur që nga orët e gjata të punës, e deri kur servisi i mori flakë dhe gjithçka e nisi nga e para.

Por ai nuk u dorëzua, me punë e përkushtim arriti të ringrinte biznesin dhe ta shtrinte atë në të gjithë vendin.

I pyetur nga gazetarja e ‘Maska.al” Nimete Fero, Eltoni thotë se pika e tij më e fortë është “cilësia, përkushtimi dhe korrektësia”, ndërsa shton se objektivi është që logoja e firmës së tij të bëhet e njohur ndërkombëtarisht.

Intervista e plotë:

Gazetarja: Përshëndetje!

Elton Meraj: Përshëndetje!

Gazetarja: Doja ta nisja nga fillimi, si nisi ideja për këtë sipërmarrje.

Elton Meraj: Që i vogël shtëpia ime ka qenë e mbushur vetëm me hekura. Unë i kam dashur shumë. Duke qenë se babi kishte pjesë të vjetra makinash, unë i rregulloja. Kështu vendosa të shkoja te xhaxhai, i cili prej vitesh kishte punuar si elektroaut. Shpejt e gjeta veten në Itali. Atje eca me një hap tjetër, fitova një kulturë pune tjetër. Punova me një pronar shumë të mirë. Mendova më pas të rikthehem rreth viteve 2000. Fillimisht e nisa me qira. Punoja me orë të zgjatura, me përkushtim. Bleva vendin.

Gazetarja: Cili ka qenë suproti më i madh?

Elton Meraj: Familja. Përveç vëllait që ishte i vogël, më ka ndihmuar shumë. Familja vinte, sepse unë për 16 orë jam në punë. Duke qenë se i jam përkushtuar punës shumë jam këtu ku jam. Me punë arrihet çdo gjë.

Gazetarja: Sa e vështirë ishte për ju duke qenë se ishit në hapat e para të kësaj sipërmarrjeje?

Elton Meraj: Çdo gjë ka qenë e vështirë, por duke qenë e vështirë më i fortë jam bërë.

Cili ka qenë momenti që keni menduar të tërhiqeni?

Elton Meraj: Asnjëherë se kam thënë këtë. Por veten keq e kam parë kur m’u dogj servisi, mori flakë, m’u nevojit të nisja nga e para.

Gazetarja: Cila ka qenë pika juaj më e fortë për të konkurruar në treg?

Elton Meraj: Përkushtim, cilësi, korrektësi.

Gazetarja: Aktualisht cila është synimi i radhës?

Elton Meraj: Shtrirja ndërkombëtare. Deri tani jemi shumë të kënaqur dhe në t gjitha pikat që janë në Shqipëri i ndihmojnë, i trajnojmë me stafe të huaja.

Gazetarja: Marrëdhënia me stafin?

Elton Meraj: Të gjithë janë bërë profesionistë me përkushtimin tim. Sepse i marr zero dhe i rris me profesionin dhe eksperiencën time. Bëhemi si një familje. Unë jam shumë i thjeshtë, punëtorë si ata. Unë shkoj punojë bashkë me ta.

Gazetarja: Këshilla për të rinjtë?

Elton Meraj: Të përkushtohen në vendin e vet, të ndjekin hapat e kohës dhe Evropa ë vijë te ne, mos shkojmë ne te ata.

Gazetarja: A jeni ju suport për të rinjtë që duan të punojnë këtu?

Elton Meraj: Me shumë kënaqësi.