LAJM I FUNDIT Berisha shkon te memoriali i Azem Hajdarit dhe i dërgon sinjalin Bashës

0
547

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme pranë memorialit të liderit të dhjetorit Azem Hajdari në 23-vjetorin e vrasjes së tij. Berisha tha se demokratët duhet të ngrihen për të hedhur në kosh vendimin e Bashës të cilin e quajti “për interesa personale”.

“Nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr një domethënie më madhe se asnjëherë për situatën ku është vendi dhe Partia Demokratike.

Është në nderin dhe detyrën e demokratëve dhe demokrateve kudo në Shqipëri të ngrihen dhe të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre e shkëlqyer do t’u japë nder dhe frymëzim që një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë që ka ndodhur në historinë e partisë së lirisë dhe ndjenjave njerëzore dhe interesit kombëtar siç është Partia Demokratike.

Jam i sigurtë se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të Partisë Demokratike do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin anti-statutor, anti-ligjor, anti-demokratik të atij që sot është në krye të Partisë Demokratike, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.” – tha Berisha. ©LAPSI.al