Lajme

LAJMI FUNDIT/ Burri vret gruan me armë zjarri në Mirditë

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesdite në Mirditë. Bëhet e ditur se një 61-vjeçar i ka marrë jetën bashkëshortes aksidentalisht ndërsa pastronte një armë zjarri. Policia bën të ditur se Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore Vitore Pacuku.

Zonja ishte e plagosur me armë zjarri dhe për pasojë humbi dhe jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jezull ndërsa dyshohet se 61-vjeçari Paulin Pacuku ka qëlluar bashkëshorten e tij me armë zjarri pistoletë ndërsa e pastronte.

Advertisements

Pacuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Advertisements

Related Articles

Back to top button