Lajme

LAJMI FUNDIT/ Policia njoftohet për mbytjen e 25 vjeçares në një pishinë në Tiranë, çfarë ndodhi në vendngjarje

Advertisements

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.

Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Related Articles

Back to top button