HomeLajmeLargimi i Berishës nga PD Dash Shehi: Nja dy deputetë sa nuk...

Largimi i Berishës nga PD Dash Shehi: Nja dy deputetë sa nuk qanin, o çfarë na ndodhi…

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, ku tha se me apo pa Bashën dhe Berishën, Shqipëria do të ketë opozitë.

“Ndjehem kaq keq nga kjo histori. More ju thashë: Ju e bëtë hero Berishën, e nxorët nga njerëzorja dhe e bëtë mit. Berisha po harrohej në një farë mënyre. Tani na është kriju një ide; Berisha, Luli.

Do ketë opozitë Shqipëria edhe pa këto. Janë me mijëra djem e vajza të ndershëm dhe do vazhdojnë të bëjnë opozitë dhe mund ta bëjnë më të mirë.

Nja dy deputete sa nuk qajshin: O ca na ndodhi! Ça na ndodhi mor bir? Shyqyr jemi në një situatë në të cilën po flasim si njerëz.

Berisha po bën një konferencë, sigurisht që 20-30 vjet që ka në politikë, do ketë një ushtri të vogël nga pas”, u shpreh Shehi.

Must Read

spot_img