“Largohu se ka bomba”, shpërthen municioni gjatë transmetimit “live” në Panaja të Vlorës (Video)

0
226

Një zjarr i madh ka rënë në një sipërfaqe toke të mbjella me ullishte në fshatin Panaja të Vlorës.

Por situata është përkeqësuar, pasi në zonë ka municione të cilat nga flakët po shpërthejnë në mënyrë të pakontrolluar.

E teksa gazetarët ndodhen në vendin e ngjarjes për të raportuar një banorë ka bërë thirrje që të kujdesen pasi ka bomba.

“Mos rri afër se këto ferrat kanë bomba, nga ato të 1997, më kanë plasur mua” tha një banorë. Ndërsa vetem pak çaste më pas ngjohet një shpërthim i fuqishëm.