Lëkundje të forta TËRMETI në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

0
181

Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 të shkallës Richter janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Sipas EMSC, epiqendra ishte 8 kilometër larg Orikumit në Vlorë, ndërkohë që thellësia e goditjes ka qenë vetëm 2 kilometër.

Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Tepelenë, por fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për të lënduar dhe dëme materiale.