Lëngu i kumbullave të thata bën mrekulli për stomakun!

0
54

Lëngu i kumbullave të thata ka bërë për vete shumë njerëz në botë falë aftësisë që ka për të zgjidhur problemin e mundimshëm të konstipacionit. Ky lëng ngjyrë vjollcë është i pasur me antioksidantë dhe substanca të tjera që përmirësojnë shëndetin nga këmbët tek koka.

Nëse jeni në kërkim të një mënyrë natyrale për të përmirësuar tretjen, dendësinë kockore, zorrën e trashë, shëndetin e zemrës e të tjerë, atëherë duhet të konsumoni më shumë nga ky lëng. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për të gjitha vlerat që ofron lëngu i kumbullave të thata.

Vitaminat dhe mineralet – Një gotë e vetme nga ky lëng përmban shumë vitamina, minerale dhe polifenolë. Kumbullat e thata përmbajnë në veçanti shumë magnez, kalium, fosfor, selenium, mangan dhe zink. Ato janë të pasura edhe me vitaminë C, thiaminë, vitaminë B-6, vitaminë A, E dhe K.

Kundër konstipacionit – Ky lëng përmban shumë fibër dhe një përbërës natyral të quajtur sorbitol që ndihmon për jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjen e zorrëve. Për më tepër, ky lëng ofron zgjidhje afatgjatë kundër konstipacionit.

Kocka të forta – Antioksidantët tek frutat dhe perimet luftojnë radikalet e lira që gërryejnë kockat dhe përshpejtojnë frakturat dhe thyerjet. Lëngu i kumbullave të thata përmirëson dendësinë kockore dhe i bën ato më të forta sepse përmban shumë kalçium, magnez dhe vitaminë K.


Shëndeti i zorrës së trashë – Studimet shkencore janë të pamjaftueshme, megjithatë ato konfirmojnë se lëngu në fjalë nxit rritjen e shëndetshme të qelizave të zorrës së trashë.

Shëndeti i stomakut – Fibra tek lëngu i kumbullave të thata përmban shumë fibër. Kjo e fundit ofron ushqyes të dobishëm për florën bakteriale në stomak dhe rrjedhimisht ofron ekuilibrat e duhur të baktereve.

Shëndeti i zemrës – Lëngu i kumbullave të thata ka një ndikim pozitiv në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Konsumi i 12 kumbullave të thata në ditë mund të ulë ndjeshëm kolesterolin duke përmirësuar shëndetin e zemrës.

Pesha – Shumë studime kanë nxjerrë në pah se kumbullat e thata nuk e rrisin menjëherë glukozën në gjak dhe se ulin nivelin e sheqernave në gjak. Kumbulla e thatë përmban sorbitol, një substancë që përdoret si një alternativë e sheqerit për diabetikët.

Shëndeti i mëlçisë – Ekspertët konfirmojnë se kumbullat e thata kanë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin e mëlçisë. Ato munden të parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore të këtij organi.

Përbërësit: 1 filxhan çaji me kumbulla të thata, 5 filxhanë çaji me ujë të pijshëm.

Përgatitja: Udhëzohet të vendosni ujin në zjarr dhe pasi të ketë marrë valë hidheni në një kavanoz qelqi ku keni shtuar më parë kumbullat e thata dhe pa bërthamë. Mbulojini kumbullat me ujë dhe lërini të qëndrojnë për 24 orë. Më pas futeni përmbajtjen e kavanozit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt. Përdorni një napë dhe filtrojeni. Nëse keni nevojë për më shumë ëmbëlsi përdorni mjaltë. Konsumi i tepërt i këtij lëngu shkakton diare dhe gazra të tepërt por edhe urth.

Tags