Lajme

Lirimi i ish-drejtorit të RTSH, reagon avokati: Sot i përfundoi koha e paraburgimit, Gjykata e Posaçme s’ka zbardhur vendimin

Advertisements

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e avokatit mbrojtës të ish drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllci dhe vendosi lirimin e tij për shkak të mbarimit të afateve të dënimit.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës, Dorian Matlija shprehet se ndryshe nga sa ëshët raportuar në disa media, Gëllci prezumohet i pafajshëm. Ai thotë se Gjykata e Posaçme e shkallës së parë nuk e ka zbardhur vendimin dhe pse kanë kaluar tre muaj, ndërsa njofton se gjyqi do të vijojë në shkallë të tjera.

albsig

Reagimi i plotë i avokatit të Gëllcit:

1. Thoma Gëllci nuk u lirua nga burgu, por nga paraburgimi. Ai vazhdon ende të prezumohet i pafajshëm dhe është i bindur që ky do të jetë rezultati final i gjyqit ndaj tij. Ajo që përfundoi sot ishte koha e paraburgimit dhe do vijojë gjyqin në gjendje të lirë.

2. Thoma Gëllci nuk është akuzuar asnjëherë për shkelje të barazisë së shtetasve në tendera apo ankande publike. Lajmi në disa media është i pavërtetë.

Advertisements

3. Gjykata e Posacme e shkallës se parë nuk ka zbardhur ende as vendimin e saj, megjithëse kanë kaluar pothuajse tre muaj. Askush nuk di se cfarë gjykata do shkruajë aty, por një gjë është e sigurtë, që gjykata nuk pati kohë fizike për të lexuar dosjen. Ne që e lexuam dosjen do e vazhdojmë gjyqin në shkallët e tjera dhe jemi ende larg një vendimi final.

Advertisements

Related Articles

Back to top button