Lajme

“Luftë e frikshme”/ Artan Hoxha paralajmëron pas atentatit në Vlorë: Ja çfarë ka ndodhur me autorët

Advertisements

Vlora është tronditur sot nga një atentat mafioz ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një i tretë.Në lidhje me këtë ngjarje tragjike ka shkruar edhe gazetari Artan Hoxha.

Me anë të një postimi në rrjete sociale ai shkruan se po vijon një betejë e pamëshirshme.

Sipas tij bilanci i krimeve të rënda dhe atentateve mafioze është më shumë se tragjik.

“Nëse në nivelet e larta të krimit të organizuar po ndodh një betejë e pamëshirshme, që tashmë ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për të pakten një dekadë në vazhdim, në bazë po zhvillohet një tjetër luftë e frikshme për territor dhe dominancë, e dalë jashtë kontrollit….

Ku shteti tashmë nuk është as spektator, por një agjenci funerale, që më shumë sesa ekspertë ligjorë i duhen marangozë të zotë për të perballuar fluksin e të vdekurve”, shkruan Hoxha.

Më tej Hoxha është ndalur te reagimi i Policisë, që sipas tij mezi po gjen edhe emrat e viktimave.

“Policia lëshon njoftim për të “sqaruar” dhe “qetësuar” publikun,…

Se në Vlorë tashmë është e sigurtë, që janë vrarë dy persona(Cilët?! Nuk e dinë).

Ndërsa tre autorët sipas zakonit janë zhdukur pa lënë gjurmë(Cilët janë?! Nuk e dinë).

Duke i hapur pak punë edhe shërbimit zjarrfikës të Fierit…

Më qartë se kaq çfarë të thonë më shumë?

Dikur të paktën gjenin emrat e viktimave, tani mirë që nuk e dinë kush janë vrasësit, por nuk e dinë as kë kanë vrarë

Advertisements

Kujdes nga spiunët”, paralajmëron Hoxha.

Advertisements

Related Articles

Back to top button