Luljeta Bozo kritika qeverisë: Shumë persona marrin pension qesharak, të përcaktohet minimuni jetik

0
29

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, “ka dalë nga rreshti” dhe I ka bërë kritika qeverisë lidhur me pensionet.

Teksa diskutonte për buxhetin 2022 në Kuvend, Bozo u shpreh se pjesa më e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak.

Deputetja socialiste kërkoi ndryshim të ligjit, ndërsa theksoi se një grup ekspertësh duhet të analizojnë se sa është minimumi jetik me të cilët pensionistët mund të sigurojnë jetën e tyre.

“Problemi i dytë që dua të trajtor është në fushën sociale që janë pensionistët. Në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për ta, indeksimi i pensionit sipas masës së inflacionit dhe bonusi i vitit të ri. Nuk është e mjaftueshme. Një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak.

Këtë gjendje mund ta përmirësojmë si më poshtë. Të rishikohet legjislacioni për pensionistët përpara ndërmarrjes së reformës së pensioneve. Nga një grup ekspertësh të përcaktohet sa është minimumi jetik dhe për pasojë pensioni minimal të mos jetë më i vogël se kaq.

Së treti, në numrin total të pensionistëve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore të na raportojë se sa pensionistë e kanë pensionin më të vogël se 20 mijë lekë.

Nëse kjo shifër është e madhe do të thotë se situata e pensioneve është serioze. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, pavarësisht se mendoj se në sistem është futur, për pensionistët duhet kontrolluar nëse është i tillë për analiza dhe konsulta pasi nuk është kështu në praktikë.

Pensionistët duhet të marrin të gjithë ilaçet e rimbursueshme ose të shtohet kjo listë. Kemi shumë pensionistë që ishin profesionistë dhe kanë kapacitete intelektuale dhe këto duhet të shfrytëzohen me zgjuarsi.

Të shpërblehen. Kjo gjë mund të rregullohet me ligj. Së fundmi duhet shtuar numri i qendrave sociale, jo azile ku mund të punojnë të rinjtë.

Në këto qendra mund të ketë shumë aktivitete në fushën e artit, kulinarisë, qëndisjes etj. Të kalojnë kohën me njëri-tjetrin” – tha Bozo.