ADS
HomeLajme“Maksi nga Tirana na bëri gjëmën”: Fermerët në Roskovec humbin miliona nga...

“Maksi nga Tirana na bëri gjëmën”: Fermerët në Roskovec humbin miliona nga fara e domates me probleme

Një grup fermerësh në Roskovec protestuan sot pasi dështuan me prodhimin e domatës këtë sezon duke pësuar dëme të mëdha financiare.

Para kamerave ata theksojnë se shkak për gjithçka është bërë fara e domates, e cila nuk lejon bimën të rritet dhe të prodhojë normalisht.

Banorët e fshatit Jagodinë në Roskovec, të cilët merren kryesisht me sera, kërkuan nga organet përgjegjëse zbulimin e burimit të kësaj fare problematike në treg dhe dëmshpërblimin e tyre.

Këtë farë e kemi marrë te një person që quhet Maksi në Tiranë. Dy persona shesin farë domateje në Tiranë, njëri prej tyre është pikërisht ky që na ka shitur farën me difekt, tjetri është Ruzhdiu. Shteti të ndëshkojë përgjegjësit dhe ne të marrim dëmshpërblimin për mundin e bërë”, tha njëri prej banorëve.

Vetëm në këtë fshat janë dy hektarë serra me këtë farë domateje të quajtur “ozgan”, e cila nuk jep prodhim. /abcnews.al

Must Read