Marigonë, shpirti i babit, unë nuk arrita të të mbrojë

0
498

Marigonë shpirti i babit! Unë nuk arrita të të mbrojë shpirti im as edhe kur ti kishe nevojë. Shpirti im ti dole fluturim prej shtëpisë, si zog shtegtar atë mëngjes të hershëm me buza gazin tënd.

Ah bija ime edhe kur fluturoje e unë kënaqesha nga gëzimi yt, sot më ndale frymën papritmas dhe më mbete si hije pranverore që shihet kudo.

Bija ime unë bëra sa munda të rrita me dashurinë për jetën, fëmijët e çka pata. Por sot ma preve shpirtin babit, jetën ma bëre vetëm dhimbje, dhimbje.

Kur ishe e vogël, luaje rrugëve të shtëpisë, vrapoje në përqafim sa herë kthehesha prej punës me atë fytyrën engjëllore.

Vrapoje fluturimthi e në krahët e mi. Shpirti im a të kujtohet kur dilnim qytetit e ti më ikje prej duarve për të shikuar një mace në qytet dhe atë qenin lara-lara. Ah sa jetë kishe Marigonë jeta ime.

E ku je sot bija ime po të kërkoj kudo e asgjë nuk më tregojnë. Mos je futur aty prapa dollapit që ti e kishe merak. E unë shikoja anekënd shtëpisë e nuk të gjeja.

Marigona ime, zemra e babit a të kujtohet kur unë të bleva fustanin lara-lara e shëtisnim bashkë e ti më dukej se fluturoje si shpend shtegtar.

Po babi ne kënaqeshim edhe kur dilnim në oborr edhe kur ti nganjëherë na thoshe me keni lodhur. Ah bre babi im unë dola në qytet për të shëtitur në qytetin tim të lirë. Kisha gëzim, e jetë se u rrita.

Po babi të kujtohet ai, ti e din, ai më mori bre babë dhe nuk ma la jetën. Bërtita e bërtita por kot ishte kot.

Babi mos mu hidhëro mua se unë të dua dhe nënën ashtu. Kam qarë shumë babi pasha zotin edhe kam bërtitur me ta madhe të kam thirrur në zë por nuk munda. Ma mori shpirtin o babë.

Dikur fillova të shoh ëndërr duke të përqafuar, duke vrapuar sikur isha fëmijë e të puthja faqet.

A bre babë po më duket sikur po flas me engjëjt. E po të kërkoj vetëm ty. E kur më thoshe qika e babit eja këtu.

Babi unë po iki. Pashë këtë zot i thuaj motrës të mos më qajë. As vëllait që më deshi shumë.

Babi unë po iki e fqinjëve tanë thuaju se unë do të kthehem një ditë. Harrova babi diçka, thuaju të gjithëve se unë do të bëhem engjëll mbrojtës i të gjitha vajzave, ama i të gjithave pasha zotin. Të dua fort, mos harro babi im.
……………………………….
Izmi Zeka

(Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm)