HomeLajmeMarin Mema “shpërthen” ndaj Ramës: Boll se i keni rrëmbyer buzëqeshjen njerëzve...

Marin Mema “shpërthen” ndaj Ramës: Boll se i keni rrëmbyer buzëqeshjen njerëzve të thjeshtë

Nga Marin Mema

Çmimet e krizës së paralajmëruar nuk duhet ti paguajë populli, por xhepa-thellët që fryhen, nginjen, mbushen e shtojnë llogaritë!

Pensionistët, mësuesit, mjekët, tregëtarët e vegjël e të mesëm, minatorët, ushtarakët, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi në qytete e fshatra nuk mund të rëndohen më shumë !!!

Boll ! Çmimet ti paguajnë ata që kanë përfituar e po përfitojnë pafund në shpinë të këtij vendi!

E kjo nuk ka lidhje me kahe politike, sepse këta zihen, shahen, goditen, pastaj përqafohen, puthen, shkëmbejnë fanellat e vazhdojnë lojën me ne!

Boll se i keni rrëmbyer edhe buzëqeshjen njerëzve të thjeshtë !

Must Read

spot_img