Marina Vjollca konfirmon edhe vetë shtatzaninë, pozon me barkun e rrumbullakosur dhe sa e bukur që duket

0
68

Marina Vjollca ka konfirmuar zërat që kanë qarkulluar kohët e fundit se është shtatzënë, me disa foto të ëmbla që ka ndarë në rrjete sociale.

Bukuroshja e ekranit dhe Getoar Selimi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Moderatorja e njohur ka pozuar me barkun e rrumbullakosur ndërsa ka shkruar: “Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”.

Ndërkohë, Marina nuk ka konfirmuar nëse do të sjellë në jetë një vajzë, ashtu siç është përfolur.

Urimet nga miqtë dhe fansat kanë qenë të shumta.