Masat e reja anti-covid, kolona të gjata në kufirin Kosovë – Shqipëri

0
75

Këtë të hënë në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja në të cilat thuhet se asnjë qytetar nuk ka leje që të hyjë brenda kufirit të Shqipërisë, pa qenë i vaksinuar me dy dozat anti-covid, ose të kenë njërin prej testeve për të dëshmuar se nuk është i infektuar me Covid-19.

Sipas informacioneve zyrtare në kufirin e Vërmicës pritjet janë mbi gjysmë ore kurse kolonat janë të gjata nga të dy anët si për të hyrë në Kosovë, edhe për të dalë nga Kosova.

Qytetarët të cilët ishin duke pritur në kufi, u shprehën të pakënaqur me pritjet dhe masat e reja që ka marr qeveria shqiptare.

”Për momentin jemi nisë për shkuar në Ulqin, nuk e di çfarë interesi kanë, gjatë gjithë verës sa ishin mërgimtarët nuk kishte masa, këto për mua nuk janë të arsyeshme, këto jonë krejt politike, ku ishte virusi që dy muaj?, unë jam duke pritur që një orë këtu”.

”Kemi rreth një orë që jemi duke pritur këtu, jemi nga Tirana, vijmë për shkollim këtu, nuk më duken normale masat e reja, për arsye se un kam provim, un vij rri këtu për dy orë për kot, ne kemi ardhur këtu për shkollim, jemi këtu që 40 minuta duke pritur”.

Disa masa kanë hyrë në fuqi më 1 shtator, ndërsa të tjerat kanë hyrë në ditën e sotme, qytetarët duhet të kenë pasaportën e plotë të vaksinës, me dy dozat në dy javët e fundit, ndërsa bartja e maskës do të jetë e obligueshme në të gjitha hapësirat publike./klankosova