Mashtrime me mijëra euro në Gjermani e Holandë, SPAK nis hetim për Call Center-at

0
42

Strukturat e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetime për disa qendra call-center.

Burimi nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit e kësaj strukture janë duke hetuar disa kompani call-center me qendër në kryeqytet.

Janë mbi 10 kompani që dyshohet se kanë mashtruar me shuma të mëdha një numër të konsiderueshëm qytetarësh të Bashkimit Evropian. Hetimet e SPAK janë duke u kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Prokuroret e SPAK u vunë në lëvizje pas kërkesave nga autoritetet gjermane dhe holandeze, pas ankesave nga qytetarët e tyre.

Fillimisht hetimet nisën nga këto shtete, ku pas verifikimeve është zbuluar se qytetarët e tyre mashtroheshin nga kompani me IP me qendër në Shqipëri.

Sipas burimeve të rezervuar nga SPAK mësohet se shoqëritë e vënë nën hetim janë call-center bursash, punonjësit e të cilëve telefonojnë qytetarë të këtyre shteteve duke iu premtuar se nëse investonin shuma të mëdha në bursë apo në kriptomonedha do të siguronin fitime të konsiderueshme.

Javën e kaluar drejtuesi i SPAK, Arben Kraja kreu një vizitë në Holandë, ku pati një takim me homologun e tij holandez.