Mbytet në det 23-vjeçari te Gjiri i Lalëzit, polumbarët kërkojnë për gjetjen e trupit

0
70

Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur në det te Gjiri i Lalëzit, pasi u fut për t’u larë.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 14:40, ku 23-vjeçari me inicialet A.S., banues në Tiranë, u fut për t’u larë, por nuk doli më i gjallë nga deti.

Trupi i tij nuk është gjetur ende, ndërsa Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.