Me lule dhe Sali Lusha që e shoqëronte, Mero Baze për Berishën: Mu kujtua makina me arkivol e Azemit, shtator është

0
478

Sali Berisha u shoqërua sot në Kuvend nga një grup militantësh që e përcollën me thirrjet “Basha ik”, një revoltë e madhe ndaj kryedemokratit që mori vendimin ta përjashtojë nga grupi parlamentar.

Kamerat e filmuan makinën e Berishës përgjatë gjithë rrugës, ndërsa përkrahësit hidhnin lule mbi të. Këtë ngjarje e ka komentuar gazetari Mero Baze, i cili shprehet se kjo skenë i kujtoi funeralin e Azem Hajdarit.

“Duke parë Berishën e përcjellë nga Sali Lusha për në Kuvend nën thirrjet “Basha Ik” disa prej tyre hidhnin lule mbi veturën e Berishës. Kamera që e filnonte nga lart të jepte imazhin e nje makine arkivoli që po nisej. Dhe sdi pse mu kujtua arkivoli Azemit.

Shtator është,” shkruan Baze në rrjetet sociale.