Lajme

Meta mbledh strukturat e partisë në kryeqytet: Tirana ka hak për të marrë, është bërë një mal betoni

Advertisements

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur strukturat e partisë dhe përfaqësuesit e saj në Tiranë.

Meta është ndalur veçanërisht te problemet e kryeqytetit, duke vënë në dukje betonizimin dhe mungesën e gjelbërimit.

Ish-presidenti tha se Tirana ka hak për të marrë, duke e kthyer pabesinë me drejtësi, për t’i dhënë fund degradimit.

“Sigurisht që Tirana ka përjetuar si askush tjetër, pabesinë e këtij sekti makut por edhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbra, për të mbrojtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara përfshirë dhe Teatrin Kombëtar.

Për ta kthyer në Tiranën e betonit, ku nuk dallohet kulla e Sahatit për shkak se kulla të tjera qiellgërvishtëse kanë mbushur Tiranën. Tirana ka hak për të marrë, do e marrë shumë shpejt për ta kthyer pabesinë me drejtësi për t’i dhënë fund këtij degradimi. Dua t’u kthej disa vite pas kur isha kryeministër, ku mora disa vendime për t’i rikthyer Tiranës Parkun Rinia, kur ky vinte nga pas më vinte si xhol. Pastaj, krijoi legjendën sikur kishte prishur Parkun Rinia.

Advertisements

Pastaj tek rruga e Elbasanit, ku ka qenë një park lodrash. Më qepet si xhol nga prapa, vjen ky merrte kalamajt e mi dhe dilte në fotografi të dukej sikur punonte. Shkoni pak tek rruga e Elbasanit, tani që i ka të gjitha në dorë ky. Çfarë ka bërë ky atje, një mal betoni. Gjysma e Tiranës nuk e shohin dot më Malin e Dajtit, gjysma tjetër nuk shohin dot kodrat e Saukut”, tha Meta. /abcnews.al

 

Advertisements

Related Articles

Back to top button