HomeLajmeMeteorologia Adiola Bani parashikon si do të jetë moti në fundjavë dhe...

Meteorologia Adiola Bani parashikon si do të jetë moti në fundjavë dhe gjatë gjithë muajit tetor

Meteorologia Adiola Bami parashikon se shtuna dhe e diela do të jenë plotësisht me diell dhe me temperatura të larta në mesditë.

Sipas Bamit, kjo fundjavë do të shënojë mëngjese dhe darka të freskëta me temperatura që nuk kalojnë vlera termike 7 gradë celsius, ndërsa në bregdet apo zonat e ulëta gjatë mesditës ato do të shkojnë deri në 27 gradë celsius.

“Zonat të cilat do të jenë më të freskëta këtë fundjavë apo por gjatë stinës së vjeshtës janë zonat Juglindore si Erseka, Korça, Pogradeci si dhe ato verilindore e veriore si Bajram Curri, Peshkopia, Kukësi.

Ndërkohë vlerat maksimale termike ne i presim të arrihen në Shkodër Durrës, në të gjithë zonën bregdetare si Vlora, Saranda. Duhet theksuar se mesdita do të jetë e ngrohtë, ndërsa mëngjeset e freskëta”

Por si do të jetë ky tetor krahasuar me atë të vitit të shkuar?

Sipas meteorologes Bami kjo vjeshtë bashkë me tetorin ka qenë më e nxehtë se ajo e vitit të shkuar.

“Shtatori ishte me temperatura 2-3 gradë më lart se ai i vitit të shkuara ndërsa tetori do të jetë shumë pranë temperaturave, një tetor tipik pa luhatje të mëdha”.

Kur nisin reshjet?

Edhe dita e hënë parashikohet të jetë një ditë e ngrohtë me temperatura të larta në mesditë, ndërsa reshjet pritet të nisin pas së martës. Sipas Bamit ky tetor do të sjellë dhe reshjet e stinës, të cilat do të përmbushin kuotat e një muaji tipik tetori. Gjithashtu dhe temperaturat nuk pritet të kenë rritje në mesatare krahasuar me tetorin e shkuar.

Ndërsa Kosova dhe Maqedonia gjithashtu do të jenë në të njëjtat kushte atmosferike ndërsa parashikohet që vlera më e lartë në Kosovë të arrihet në 21 gradë celsius, ndërsa në Maqedoni në 22 gradë celsius. Edhe në vendet e rajonit do të ketë sistem të dendur vranësirash që do të sjellin reshje të konsiderueshme.

Must Read

spot_img