Mevlani ‘hap zemrën’ për jetën private, Arjan Konomi i bën komentin epik

0
41

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Mevlan Shaba vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së fansave përmes postimeve të tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka postuar një foto të tij në profilin e “Instagram”-it, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë që i bëri ndjekësit të komentojë menjëherë.

“Jam vetëm sepse ndjenjat i kam shumë real për disa njerëz fake”, shkruan Mevlani bashkëngjitur fotos në fjalë.

E siç ndodh thuajse në çdo postim të tij, komenti që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte ai i opinionistit të njohur, Arjan Konomi.

Ky i fundit i shkruante: “Po për njerëzit real si ke ndjenjat? Shumë fake”, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur.
E sigurisht që edhe Shaba e ka marrë me sportivitet komentin e tij dhe i kundërpërgjigjet: “Byrazer na ke pru naj gjo të mirë nga Kolumbia?”.