HomeLajmeMinatori i bllokuar prej 5 ditësh në galeri, kryebashkiaku i Bulqizës: Lutem...

Minatori i bllokuar prej 5 ditësh në galeri, kryebashkiaku i Bulqizës: Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi, t’a bashkojnë me familjen

Teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku shuhen gjithnjë e më shumë. Sot është dita e pestë nën errësirën dhe lagështinë e minierës së Bulqizës, për 60-vjeçarin, i cili u bllokua pas një shembjeje shkëmbore të mërkurën e kësaj jave.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla i cili ka shprehur shqetësimet e tij rreth kërkimit të minatorit, duke theksuar faktin se jeta e çdo qytetari në qytet apo në fshat, vlen më shumë se gjithçka tjetër.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, ai ka dërguar lutjet e tij që ekipet e shpëtimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë për ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij.

Puna e ekipeve është e pandalshme por me ritme të ngadalta për shkak se vijojnë të bien minerale.

Ngjarja e rëndë është regjistruar më 15 shtator, ku 60-vjeçari me profesion teknik ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor. Në të njëjtën kohë me minatorin e bllokuar ishin duke punuar edhe 5 te tjerë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta.

Must Read

spot_img