Lajme

MISTERI/ Heshtja e çuditshme e policisë për zhdukjen/ vrasjen e Ervis Martinajt

Advertisements

Zhdukja misterioze e një personazhi kryesor të botës së krimit, Vis Martinaj, është kthyer në telenovelën e këtij fund gushti, në pritje të shtatorit, kur skenën pritet ta rimarrë dyshja Berisha-Meta, siç dhe kanë premtuar.

Prej disa ditësh, në media, të cilave më në fund iu ka dalë frika nga emri i Vis Martinajt dhe mund ta përmendin atë lirisht, flitet se ai është vrarë.

Gazetarët e kronikës thonë se kanë parë edhe video të trupit të tij të vrarë, të cilën e kanë siguruar nga Policia.

Të tjerë thonë se kanë dëgjuar edhe audio, në të cilën Martinaj përgjërohet për lirinë e tij dhe premton të paguajë 50 milionë euro, vetëm që mos ta vrasin.

Edhe kjo, pretendohet se ka dalë nga Policia.

Ndërsa ka të tjerë që thonë se zhdukja e Martinajt është një sajesë e tij, në mënyrë që të mos merren më me të, ndërkohë që ai kushedi se në çfarë vendi të botës është arratisur.

Zhdukja pastaj bëhet edhe më misterioze, nga heshtja e çuditshme e Policisë.

Kjo e fundit, edhe pse është përmendur se ka shpërndarë video, nuk ka reaguar të tregojë çfarë ka ndodhur me personazhin në fjalë.

Së pari, sepse e ka për detyrim, ndërsa përmendet që e di çfarë ka ndodhur dhe madje shpërndan edhe video jo zyrtarisht për gazetarë të caktuar, por nuk reagon zyrtarisht.

Së dyti, e ka detyrim edhe ndaj familjarëve të Martinajt, të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij dhe duan të dinë se çfarë ka ndodhur me të.

Së treti, sepse edhe publiku ka të drejtën të informohet për një ngjarje kaq të rëndë, ku thuhet se është përfshirë jo vetëm krimi, por dhe biznesmenë të fuqishëm, apo edhe vetë shteti.

Por edhe sepse publiku i terrorizuar nga kjo histori, duhet qetësuar.

Nuk mund të vazhdohet me këtë heshtje, e cila veçse e bën pis, por edhe palë Policinë, në këtë histori e cila ka trazuar gjithë Shqipërinë.

Policia duhet të dalë dhe të paktën të konfirmojë nëse Martinaj është vrarë apo jo.

Advertisements

Se autorin, e dimë të gjithë që Policia nuk do e zbulojë ndonjëherë! /GazetaTema

Advertisements

Related Articles

Back to top button