ADS
HomeLajmeMisteri i makinës GMC të Ramës, kryeministria: Është marrë me qira nga...

Misteri i makinës GMC të Ramës, kryeministria: Është marrë me qira nga PS-ja

Gjatë hyrjes së kryeministrit Rama në presidencë për betimin e qeverisë së re, përveç veshjeve, u vu re edhe makina e kryeministrit.

Kryeministri u pa të futej në godinë me makinën e tipit ‘GMC Custom Luxury Vehicle’ me të cilën shefi i qeverisë po lëviz gjatë dy muajve të fundit.

Ndërkohë, media të ndryshme kanë nisur aludimin se kjo makinë kushton përafërsisht 500 mijë euro dhe ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet italiane dhe rimeso me dru arre origjinale.

Në lidhje me këtë rast ka qenë gazetarja, Esiona Konomi ajo që i ka shtruar disa pyetje kryeministrit në Facebook për makinë.

“Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri: A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit? Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë? .

Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo? Pse ju desh kryeministrit një makinë e re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?”

Must Read