ADS
HomeKuriozitetMjaltë, uthull dhe kos: formula sekrete kundër yndyrës së flokëve

Mjaltë, uthull dhe kos: formula sekrete kundër yndyrës së flokëve

Kosi është i pasur me antioksidantë, vitamina, kalçium dhe proteina.

Kosi i bën shumë mirë skalpit të kokës dhe flokëve tuaj. Rekomandohet që këtë maskë shtëpiake ta bëni 2 herë në javë.

Përbërësit: ½ filxhan me kos, 1 lugë gjelle me uthull molle, 1 lugë gjelle me mjaltë

Udhëzime: Mos harroni se kosi duhet të jetë natyral, prandaj më mirë përgatiteni në shtëpi nëse doni të bëni një maskë me të.

Në një enë kombinoni kosin, mjaltin dhe uthullën. E përzieni mirë dhe aplikojeni tek skalpi i kokës ndërsa me atë që mbetet, lyeni pjesën tjetër të flokëve.

E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni flokun me ujë të bollshëm.

Kjo maskë është ideale për të reduktuar yndyrën e tepërt tek flokët tuaj

Must Read