Mjalti me farat e hithrave, përzierja përfekte për azmën, kollën dhe lëkurën

0
43

Hithra është një barishte e egër që ka shoqëruar tryezat shqiptare për shumë breza me rradhë. Kjo bimë që i reziston të ftohtit, është një nga dhuratat më të mira që nëna Natyrë i ka dhuruar njerëzimit. Ajo është e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Falë tyre, hithra përmirëson qarkullimin e gjakut, luf ton infeksionet, forcon imunitetin, mbron qelizat nga radikalet e lira dhe përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Si të përgatisni një shurup shërues me bimën e hithrës dhe mjaltë për shëndetin e mirë të gjithë organizmin, e sidomos kundër kyçeve dhe kollës nga e ftohura. Mjalti njihet për aftësinë e tij në uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zemrës, lëkurës, stomakut dhe uljen e sheqerit në gjak.

Falë pasurisë së madhe të hekurit të hithrave dhe vlerave të mjaltit, kjo kurë është e jashtëzakonshme për njerëzit që preken nga anemia, reumatizma dhe artriti. Kjo kurë ndihmon kundër kollës, azmës dhe problemeve të ndryshme me lëkurën.

Merren gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë, dhe 50 gram fara të hithrës ( e cila shitet në çdo barnatore ), pasi ti keni perzier mirë lereni të qëndrojne 24 orë në kavanoz, pastaj merret nga një luge ne mengjes, në drekë dhe para se të flejmë, për disa ditë do të vereni ndryshimin apo efektin që japin farat e hithrës ne kombinim me mjaltin.