HomeLajmeMjekët në Itali i thanë se ka një muaj jetë dhe ajo...

Mjekët në Itali i thanë se ka një muaj jetë dhe ajo ishte shtatzënë për herë dytë. Tezja e burrit i shpëtoi jetën

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Kristiana e cila vjen nga Shkodra dhe është nëna e dy fëmijëve.

Ajo ka treguar se së në 2014 është diagnostikuar me një sëmundje të gjakut gjatë shtatzënisë së dytë ku mjekët shqiptarë nuk i dhanë asnjë shans.

Pasi e mori vesh lajmin, tezja e burrit të saj, i kërkoi që të shkonte në Itali dhe të kurohej aty. Edhe aty mjeku i dha vetëm 1 muaj jetë nëse trajtimi që do merrte nuk do funksiononte.

“Në vitin 2014 u diagnostikova me një sëmundje të gjakut që për mua ishte e panjohur në shtatzëninë time të dytë. Mjekët në Shkodër nuk më dhanë asnjë garanci për jetë dhe më thanë që të heq dhe fëmijën. Unë me vendosmëri vendosa të vazhdoj më tej vizitat. Fillova me një trajtim që ishte 100 gram kortizol në ditë në Tiranë. Vazhdova kështu për tre muaj dhe fillova dalëngadalë të humbja fuqinë, nuk po njihja më as veten.

Më bie telefoni dhe ishte tezja e burrit tim, pasi më pyeti si jam, më thotë Kristian unë me burrin tim kemi vendosur që të të marrim dhe të të mbajmë dhe të kujdesemi për ty këtë kohë që ke probleme, kështu që bëhu gati dhe nëse mundesh hajde në Itali këtu tek ne. Pasi e diskutova me burrin dhe familjen, u nisa në Itali më 27 Janar të vitit 2015. Tek ajo unë gjeta një mbështetje të paimagjinueshme, gjeta një nënë. Më pranoi në shtëpi, mi dha çelësat e shtëpisë dhe më bëri pjesë të saj dhe ishte shumë e sjellshme dhe e kujdesshme për çdo gjë saqë unë fillova të kisha problemin që kisha.

Kishte pronotuar një vizitë për mua dhe pasi mjeku dëgjon trajtimin që unë kam marrë, unë bëja sikur nuk kuptoja italisht sepse doja të dëgjoja gjendjen që unë jam. E dëgjoj doktorin që thotë shiko gjendja e Kristianës nuk është e mirë, nëse nuk reagon nga trajtimi mund të shkojë deri në një muaj jetë. Unë jam shumë e fortë si njeri, por në atë moment u tremba pak dhe sytë mu mbushën me lot. Doktori çohet në këmbë dhe më thotë t’i Kristian kupton? I thashë po dhe do të jesh ti për lindjen e djalit që do më urosh sepse unë do ia dal.

Kam kaluar një periudhë të vështirë, bëja nga 20 sorume në ditë, isha e bindur që do ia dal. Unë vazhdoja trajtimin, tezja punonte 2-3 turne, spitalin e kishte më shumë se një orë larg dhe vinte çdo ditë të më takonte në orarin që ishin vizitat. Edhe nëse ishte në punë, e linte dhe vinte tek unë. Nuk kishte një ditë që ajo nuk linte punët e saj për të ardhur tek unë”, është shprehur Kristiana.

Kristiana tregon se tezja punonte në kuzhinë dhe gatuante shumë mirë. Kur linte spitalin dhe kthehej në shtëpi, ajo hante ushqimet e shijshme të tezes, ku sipas saj bënte mrekulli me duart e saj. /tvklan.al

Must Read

spot_img