Mjeku: Të nisë sa më shpejt vaksinimi me dozën e tretë në Shqipëri

0
56

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në faqen e tij në Facebook rezultatet e një studimi të fundit mbi vaksinat dhe efektivitetin e tyre duke kërkuar nga autoritetet shqiptare të shëndetësisë që të nisin sa më shpejt vaksinimin me dozën e tretë të personave të vaksinuar me dy doza CoronaVac dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Postimi i plotë
“Në çështjet e shkencës, autoriteti i njëmijë vetëve nuk vlen sa arsyetimi kokëulur i një individi të vetëm”
Cit.: Galileo Galilei
💉 Rezultate të reja, këtë herë nga Brazili e të botuara dje (20 gusht 2021) në prestigjiozen British Medical Journal (BMJ), flasin sërish mbi nevojën për të mbështetur me vaksinim të mëtejshëm personat e moshuar që kanë marrë vaksinën CoronaVac.
📃 Më 24 maj 2021, kur OBSH-ja miratoi vaksinën CoronaVac, shkruan shumë qartë në faqen 3 të raportit:
👉 Pjesëmarrësit >60 vjeç janë të pamjaftueshëm në studimet klinike, …; si rrjedhojë, efikasiteti i vaksinës nuk mund të përcaktohej nga studimet klinike.
👉 Për ta bërë këtë rekomandim më të fortë dhe më të bazuar mbi evidencë, duhet të prodhohen të dhëna të mëtejshme mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës në këtë grupmoshë.
👉 Linku i raportit: https://apps.who.int/…/WHO-2019-nCoV-vaccines-SAGE…
🇧🇷 Një studim shumë i detajuar u krye në shtetin Sao Paulo mbi personat >70 vjeç në një efort të kombinuar institucionesh të mirënjohura Braziliane, Spanjolle dhe Amerikane.
❗ KUJDES:
🦠 Të gjitha të dhënat i përkasin periudhës së mbizotërimit të variantit Gama në Brazil, i cili jodetyrimisht sillet njësoj si varianti Delta që është aktualisht mbizotërues.
📃 Detajet e studimit:
👉 43.774 pjesëmarrës me moshë ≥70 vjeç, nga të cilët
👉 26.433 raste pozitive simptomatike dhe
👉 17.622 raste kontrolli negative
👉 Periudha 17 Janar – 29 Prill 2021.
💉 Efektiviteti i CoronaVac sipas moshës rezultoi:
📃 70-74 vjeç:
👉 59.0% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,
👉 77.6% efektiviteti kundër shtrimit në spital,
👉 83.9% efektiviteti kundër humbjes së jetës.
📃 75-79 vjeç:
👉 56.2% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,
👉 66.6% efektiviteti kundër shtrimit në spital,
👉 79.0% efektiviteti kundër humbjes së jetës.
📃 ≥80 vjeç:
👉 32.7% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,
👉 38.9% efektiviteti kundër shtrimit në spital,
👉 44.0% efektiviteti kundër humbjes së jetës.
📃 Në total, autorët konkludojnë se regjimi me dy doza CoronaVac shoqërohet me efektivitet
👉 47% kundër covid-19 simptomatik,
👉 56% kundër shtrimit në spital dhe
👉 61% kundër humbjes së jetës.
👉 U vu re se efektiviteti bie me rritjen e moshës.
❗ Kujdes:
🚫 Nuk është studiuar efektiviteti ndaj infektimit në total, por vetëm ndaj atij simptomatik!
🚫 Kriteri i OBSH-së për dhënien e rekomandimit ishte efektiviteti >50% ndaj infektimit, ndërkohë që vërehet efektivitet 47% kundër covid-19 simptomatik, pra infektimi total e ka edhe më të ulët efektivitetin!
🦠 Përsëris sërish: Gjetjet janë për variantin gama, ndërkohë që aktualisht mbizotërohemi nga varianti delta.
⚠ Të gjitha këto gjetje, së bashku me gjetjet e postuara më parë nga studimi i fazës 1 dhe 2 klinike të CoronaVac nga CDC e Kinës (postuar më parë) dhe faktit që Turqia e ka nisur dozën e tretë me zgjedhje (CoronaVac ose Pfizer) që prej datës 1 korrik 2021, çon drejt nevojës që edhe në Shqipëri të ponderohet sa më shpejt vaksinimi me dozë të tretë të personave të vaksinuar me dy doza CoronaVac dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Për detaje:
https://www.bmj.com/content/374/bmj.n2015##
/Abcnews.al