HomeRozeModeratorja bukuroshe është e lidhur dhe shumë e lumtur, ndaj mos e...

Moderatorja bukuroshe është e lidhur dhe shumë e lumtur, ndaj mos e pyesni më

Nevina Shtylla ka rrëfyer së fundmi emocionet e momentit të parë që është ngjitur në skenë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, modelja u pyet: “Si je ndjerë në momentin e parë që ke dalë para kamerave?”.

Nevina shkroi: “Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja.

Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”.

Nevina është shumë aktive në rrjete sociale dhe u përgjigjet shpesh pyetjeve të ndjekësve, përfshirë edhe ato për jetën e saj private.

Moderatorja tregoi se është në një lidhje dhe ndihet shumë e lumtur.

Must Read

spot_img