HomeRozeModeratorja shqiptare kërkon falje pasi bullizoi vogëlushen 8-vjeçare

Moderatorja shqiptare kërkon falje pasi bullizoi vogëlushen 8-vjeçare

Gjatë ditës ka qarkulluar një video e një vajze 8-vjeçare, ëndrra e së cilës është të bëhet balerinë.

Vogëlushja po merr pjesë në emisonin “T’ka mami yll”, ku juria e përbërë nga Albi Nako dhe Erjona Rusi kanë bullizuar atë për peshën që ka, shkruan Reporteri.net.

Komente nga më të ndryshmet janë bërë në rrjete sociale, ku kanë kritikuar të dy personazhet për fjalët drejtuar vogëlushes 8-vjeçare.

Tani ka reaguar vetë moderatorja shqiptare, Erjona Rusi e cila ka kërkuar falje. Përmes një shkrimi në Instagram, ajo ka thënë se nuk ka dashur ta lëndojë 8-vjeçaren.

Tutje ajo shkruan se nuk i kërkon askujt falje përveç prindërve të vogëlushes.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë.Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë”.

“Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet”, shkruan moderatorja në reagimin e saj të gjatë, në Instagram./Reporteri.net/

Must Read

spot_img