Momente gëzimi! Një shtëpi e re për tre jetimët që s’kishin asgjë

0
96

Sidriti e Meri Bejleri nisen drejt shtëpisë së Hankes, nënës me tre të miturit jetimë, ndërsa në hyrje të shtëpizës, i pret një prej fëmijëve, vogëlushi 4 vjeçar.

“Pa bukë kemi mbetur… Më mirë t’kisha vdekur sesa t’i shoh fëmijët në këtë gjendje”

Sidriti: A mund të hyj unë brenda? Na pranon ti?

Geri: Po

Sidriti: Sa vjeç je ti?

Geri: Unë jam katër

Me të hyrë në atë dhomë ku, Sidriti e Meri kuptojnë se në çfarë kushtet skamnore jeton kjo familje. Hankja, kjo grua që gjithë jetën e ka kaluar në vuajtje, derdh lot.

Meri: Këtu rrini, jetoni e fleni?

Hanke: Po këtu të gjitha, flemë, rrimë, hamë, gjithçka

Meri: Po kushtet a ia plotëson dot Hanke?

Hanke: Jo asgjë. Edhe rrobat që kanë mi kanë falur, se nuk kam mundësi të blej

Sidriti: Nidhemi në faj ose më mirë nuk ndihemi mirë se fëmijët tonë i kanë kushtet… por edhe këta fëmijë kanë rriskun e tyre, të jetojnë më mirë, jo në këto kushte…. Ne tani do të ikim nga këtu, do të dalim.

Lutjet e kësaj nëne dhe të bijës së saj, 15 vjeçares, nuk ranë në vesh të shurdhët. Meri i dorëzon në dorë një çelës Hankes. Një lajm i gëzueshëm falë shqiptarëve, një dhuratë që do t’i ndryshojë jetën tre jetimëve… një shtëpi e re për këta tre fëmijë.

Dashuria e një motre: Unë e mami nuk hamë bukë, kursejmë për vëllain e motrën

Ndiqeni klipin: