HomeLajmeMomenti më i bukur në gjithë historinë e Përputhen. Humbi njërën këmbë,...

Momenti më i bukur në gjithë historinë e Përputhen. Humbi njërën këmbë, Hyseni i dhuron makinën Nikut

Niku, një prej konkurrentëve të Për’puthen i preku të gjithë me historinë e tij gjatë takimit me Alvisën kur tregoi se kishte pësuar një aksident dhe kishte humbur njërën këmbë.

Ndërsa Hyseni zgjodhi që t’i dhuronte makinën e tij, por në Për’puthen Prime tha se nuk e bëri dhuratën për t’u dukur. Hyseni kishte zgjedhur në makinë ngjyrë të kuqe me të zezë që lumturoi shumë Nikun.

Hyseni: E bëra atë moment se më erdhi keq nga historia. Në atë moment e ndjeva dhe e bëra ashtu por nuk kisha dëshirë që ta filmonim. E bëra nga shpirti dhe nuk dua të mendohet ndryshe. Nuk e bëra se jam i pasur, por se e di cfarë është varfëria. Mbështetjen time do ta ketë në çdo moment”, tha Hyseni.

Niku: Nuk e kam pritur aq mirë se më kujtoi një pjesë të kaluarës time se mund të ketë nga të këqijat që mund të kem kaluar në jetë. Një person doli publikisht për të më ndihmuar.

Historia që rrëfeu Niku

“Gjatë gjithë kohës rrija në fshat dhe në darkë kthehesha në qytet. Qëlloi një ditë, në të cilën kisha një ndjesi jo të mirë.

Madje atë mëngjes, ishte motra e vogël në shtëpi dhe i thashë se e doja shumë dhe më rrodhën lotët vet, pa e ditur se çfarë do ndodhte.

Jam nis rrugës për në fshat, ishte e shkruar, një makinë më goditi me shpejtësi. Mbaj mend që tentova t’i afrohesha shoferit, por këmbët e mia nuk përgjigjeshin, më pas më çuan te Spitali Ushtarak.

Kam qenë duke dhënë shpirt, asnjë njeri nuk e besonte që unë do të shpëtoja.

Unë tani jam me një protezë, por jam me një zemër shumë të madhe.”

Must Read

spot_img