Lajme

Mos e pini më kurrë kafenë e nxehtë, studimi tregon nga çfarë rrezikoheni

Advertisements

Pirja e kafesë mund të rrisë rrezikun e kancerit por vetëm nëse është shumë e nxehtë, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët mendojnë se kjo është për shkak se lëngjet e nxehta dëmtojnë indet në ezofag. Kjo do të thotë, teorikisht, që dhe adhuruesit e çajit gjithashtu mund të jenë në rrezik.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që të prisni derisa kafeja apo çaji të ftohet para se ta pini. Kafeja është një nga pijet më të konsumuara dhe ka pasur studime të ndryshme për efektet e saj në shëndet. Disa sugjerojnë se pija zvogëlon shanset për t’u prekur nga kanceri ndërsa të tjera kanë gjetur të kundërtën.

Advertisements

Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit krahasuan gjenet e 360 mijë njerëzve në Britani dhe Finlandë dhe e lidhën atë me rrezikun e zhvillimit të llojeve të kancerit. Ata  zbuluan se njerëzit që konsideroheshin gjenetikisht më të prirur për të pirë kafe, kishin gati tre herë më shumë gjasa të zhvillonin kancer të ezofogut.

Advertisements

Related Articles

Back to top button