“Mos më streso se më ikën gjiri!”. Batuta e Eliona Pitarkës, ç’fshihej pas surprizës?

0
227

‘Abc e Pasdites’ rinisi ditën e sotme për të vijuar maratonën e gjatë televizive në ABC.

Në puntatën e saj të parë, Ermal Peçi intervistoi në studio aktoren e mirënjohur Eliona Pitarka, në daljen e saj të parë televizive pas ardhjes në jetë të së bijës, Galës. Gjatë bisedës pati disa surpriza për të që u shoqëruan me shumë batuta.

Momenti i suspancës, ku të ftuarit gjithmonë tensionohen dhe preken, ishte po ashtu i njëjtë për Elionën. Mesazhi surprizë i ardhur nga motra e emocionoi aktoren, e cila nuk i përmbajti lotët.

‘A mund të të paralajmëroj? Ti nuk mund të më stresosh se më ikën gjiri’ – tha Eliona gjithë gaz, kur priste surprizën e rrdhës nga Ermali. Në kutinë që Eliona mbante në duar gjendeshin dy kokrra vezë, falë të cilave zbuluam se aktorja e njohur nuk ka ngrënë kurrë vezë.

Sipas saj, në fëmijëri mendohej se ishte alergjike, por më vonë në jetë e pati të pamundur ta konsumonte. Ermali nuk ndaloi me kaq dhe i kërkoi që të hante por Eliona i tha plot humor: “Ermal, të lutem.. qumështi.”

Ndiqni në videon e plotë në Youtube letrën dedikuese ndaj saj por dhe shumë detaje të tjera surprise gjatë ‘Abc e pasdites’.