Lajme

Moti i ‘çmendur’ pushton vendin/ Rrëzohen pemët dhe bllokohen rrugët (VIDEO)

Advertisements

Stuhi shiu dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Si pasojë e stuhive të shiut dhe erërave të forta janë rrëzuar disa pemë në parkun e Divjakës.

Siç shihet edhe në videon disa pemë kanë bllokuar rrugën në Divjakë pasi janë rrëzuar. Rruga ka mbetur e bllokuar për rreth një orë, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të lirohej aksi dhe të fillonte lëvizja normale e mjeteve.

Advertisements

Gjithashtu për shkak të reshjeve të shiut janë dëmtuar thuajse të gjitha linjat e tensionit të ulët, duke lënë pa energji elektrike disa zona në Lushnje.

Advertisements

Related Articles

Back to top button