Lajme

Moti i keq bën ‘namin’ në vend, përmbyten disa qytete (VIDEO)

Advertisements

Mot i keq me rrebeshe shiu dhe breshëri ka përfshirë sot disa zona të Kosovës. Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që disa nga rrugët e qyteteve të Pejës, Gjilanit e Prizrenit të jenë të mbuluara me ujë.

Reshje të dendura gjatë pasdites janë regjistruar edhe në kryeqytet.

Edhe fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta.

Advertisements

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të shpeshta të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button