Muhamet Mavraj: Hashim Thaçi është meritor për historinë e Kosovës, nuk mund ta nxjerr askush nga historia

0
49

Muhamet Mavraj e ka cilësuar ish-presidentin dhe ish-udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi, si një burrë që e mban fjalën dhe ia ka njohur meritat në çlirimin e Kosovës.

Mavraj, në një rrëfim për emisionin Pressing në T7 ka folur edhe për figurën e Hashim Thaçit, të cilin e ka njohur që herët dhe ka mbajtur raporte të mira gjatë gjithë kohës.

“Është burrë. Është burrë, meqenëse ti po më pyet direkt. Po, po. Jo – jo, nuk mbaj mend që ka devijuar nga ky qëndrim. Është meritor për historinë e Kosovës. Nuk mund ta nxjerr askush nga historia sepse është aty”, ka thënë Mavraj.