Murrizi bën deklaratën e fortë/ ‘Brenda tetorit do të ketë arrestime të ish-ministrave nga SPAK!’

0
200

Ish deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Pa Protokoll”, ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se javën tjetër do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK.

Do të ketë arrestime ish ministrat javën që vjen ose brenda muajit tetor.

Kam informacioneve që flas, se unë nuk shoh filaxhan, Nuk di të them se të kujt partie kanë qenë, por hajduti nuk ka parti.

Por do ketë arrestime të ish ministrave.

Po të vini re në Kuvend u shty komisioni hetimor për incerenatorët, ndoshta dhe ata kanë informacion se SPAK mund të ketë vepruar para tyre dhe mund të arrestojë ndonjë ish ministër dhe për këtë ata kanë thënë pse duhet ta ngremë presim deri seancën tjetër”, tha Murrizi./CNA.al