Mushkolaj: Gjithë verën nëpër dasma e diskoteka, e tash po thonë rrezikohen fëmijët në shkolla

0
43

Opinionisti i njohur kosovar, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi u raportua se mund të mbyllen shkollat për shkak të përkeqësimit të gjendjes me COVID-19 në Kosovë.

Mushkolaj thotë se gjatë gjithë verës qytetarët kanë marrë pjesë nëpër dasma e diskoteka, ndërsa sot thuhet se fëmijët po rrezikohen në shkolla.

Ai thotë se kujdesi duhet të ishte nga fillimi, e që sipas tij, punët vendi do t’i kishte më mirë sa i përket COVID-19.

“Gjithë verën nëpër dasma e diskoteka, e tash po thonë rrezikohen fëmijët në shkolla. Allahile. Me u pasë rujtë e kujdesë pak ma shumë, ndryshe i kishim punët”.

Ndërkohë që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se çdo vendim do të jetë i bazuar në vlerësimin e interesit më të mirë të fëmijëve dhe kujdesin për shëndetin publik.