HomeLajmeMyslim Murrizi: Shqiptarët po qeverisen nga hajdutët, mbajnë pushtetin duke u bërë...

Myslim Murrizi: Shqiptarët po qeverisen nga hajdutët, mbajnë pushtetin duke u bërë servilë të kujtdo

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka shfrytëzuar eksodin e afganëve, pas pushtimit të vendit të largët aziatik nga talebanët, për të sulemuar klasën politike në Shqipëri e veçanërisht ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale e teksa heq një paralele mes Afganistanit dhe Shqipërisë në këto 30 vite demokraci, deputeti Murrizi u shpreh qartë se shqiptarët po qeverisen nga hajdutët dhe kampionët e kapjes së shtetit.

“Kur një popull qeveriset nga hajdutë dhe spurdhjakë që mbajnë pushtetin nëpërmjet të qenit shërbëtorë dhe servilë të pështirë të kujtdo padrinoje për hatër të makutërisë për para, fundi është kjo katastrofë biblike ku qytetarët e braktisur e të lënë në mëshirë të fatit, mësyjnë avionin për t’u larguar nga vendi i tyre si të ishin fajtorë. Sa më lart të jesh në pushtet aq më të mëdha janë ofiqet dhe rreziqet. Burrat e shtetit nuk ikin si qen të pshurrur me bisht ndër shalë e me plot hajni të vjedhur.

Burrat e shtetit duhet të qëndrojnë si burra deri në fundin e tyre, ose ndryshe janë burra m… e spurdhjakë leshi. Kjo video rrëqethëse më kujton spurdhjakët e pushtetit të vitit 1997 që braktisën detyrën, zyrën, shtetin dhe pushtetin si qen të pshurrur dhe na u rikthyen në vitin 2005 si “perëndimorë”. Vodhën dhe u pasuruan 8 vjet e ikën përsëri si fundërrina në vitin 2013, e u rishfaqën në prill 2021 me bindjen se do të përsëritej historia. Më mirë një vedekje me nder dhe dinjitet në përmbushje të asaj që ke marrë përsipër, se sa të rrosh si qen nga frika me paratë e vjedhura si pis dhe gjithë jetën me kokën nga pas për t’u ruajtur nga ata që ke prerë në besë ose nga ata që iu lë popullin tënd në duar si preh për t’i masakeruar”, – shkruan Murrizi.

Must Read

spot_img