“Na kërcënon Mira Rakacolli! Na thotë: Vaksinoni mbi 50% të popullsisë, ose ju heqim nga puna”

0
41

Një denoncim i rëndë i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, nga një mjek i rrethit të Krujës, zbulon një problem me të vërtetë serioz përsa i përket qëllimeve të vërteta të vaksinimit të qeverisë tek populli.

Mjeku i cili thotë se mban njëkohësisht edhe postin e Drejtorit të një Qendre Shëndetësore në Krujë deklaron se po përballet me presione nga zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila sipas tij, gjatë një mbledhje në Durrës i ka thënë se do i heqë nga puna nëse deri të hënën nuk janë vaksinuar 50% e popullsisë së Krujës.

DENONCIMI I QYTETARIT:

“Pershendetje JOQ, Une qe po ju shkruaj jam nje mjek nga Kruja, njekohesisht mbaj postin edhe te Drejtorit te nje Qendre Shendetesore ketu ne Kruje, Arsyeja qe po ju shkruaj eshte se ne po perballemi me presione per shkarkime nga puna nga znj Mira Rakacolli, arayeja lidhet me vaksinimin e popullsise kunder Covid-19, dje kemi qene ne mbledhje ne Durres edhe na ka kercenuar znj Rakacolli qe do ju heqim nga puna nese deri diten e hene nuk arrihet te vaksinohet mbi 50% e popullsise se rrethit Kruje, ne kemi rene ne hall te madh sepse nuk dime se cfare te bejme , kjo gje nuk eshte ne doren tone, nese duan qe te vaksinojne te gjithe popullsine, atehere ta bejne vaksinimin me detyrim e jo ti bejne presione mjekeve , sinqerisht nuk po dime se cfare te bejme, po na e veshtiresojne punen, nuk na mbetet gje tjeter vetem qe te ikim nga ky vend .

Po ju shkruaj juve qe ta bej publike sepse na kane shkaterruar psikologjikisht, Ju faleminderit, anonim ju lutem sepse neser nuk shkojme mo ne pune”