HomeLajmeNa ndëshkojnë polakët, harkimi në zonë kthehet në gol, tifozët “shpërthejnë” me...

Na ndëshkojnë polakët, harkimi në zonë kthehet në gol, tifozët “shpërthejnë” me shishe

Polonia ka ndëshkuar Shqipërinë në minutën e 76’.

Pas një harkimi nga krahu i djathtë, Sviderski godet me të djathtën dhe mposht Berishën duke e çuar rezultatin në 0-1 në favor të polakëve.

Kjo situatë ka ndezur tifozët kuqezinj të cilët nuk i kanë përmbajtur nervat dhe kanë qëlluar me shishe ndaj futbollistëve polakë.

I ashpër ka qenë edhe arbitri i ndeshjes, i cili pas këtij veprimi të tifozëve ka tërhequr lojtarët jashtë fushe.

Ende nuk dihet nëse ndeshja do të rinisi. /abcnews.al/

Must Read

spot_img