Najada Como la mandatin në parlament Gazetari e telendis fare: Ishalla po ikën e Rama dhe të bëhet pacient i saj ai

0
42

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat që dha ditën e sotme, bëri më dije se mjekja Najada Çomo, nuk do të jetë në Parlament si deputete e zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit, pasi kjo e fundit sipas tij, ka dhënë dorëheqjen nga mandati.

Ndërkohë, këtë e ka komentuar edhe gazetari Ylli Dylegjeri, i cili thotë se qëndrimi i Çomos në detyrë si mjeke ishte një nga lajmet e Verës.

Kush do e marrë mandatin e lënë nga Najada Çomo? Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shpreson që edhe Kryeministri Edi Rama ta lërë mandatin dhe të kalojë si pacient, teksa tregon dhe ‘të mirat’ që mund të kesh si pacient.

Postimi i plotë: Këtë verë lajmi është se Forcat e Ushtrisë Amerikane dhe Najada Çomo u kthyen andej nga erdhën…

Ishallah e le dhe Rama mandatin e kalon pacient. Se si pacient:

Nuk je më i prekur për Najadën… Nuk të fut njeri në bu rg. Nuk të kërkon njeri llogari për dështimet. Nuk të kritikon dot me për Bregovicin.

Nuk të thonë një gjysëm fjale për PPP-të. Nuk të kap Kovidi.

Nuk e ke me vartëse, por shefe Rakaçollin. Fiton me shumë si pacient… takohesh më shpesh në oborrin e spitalit me Najaden. Dhe per me teper nuk te thotë gjë askush që shëtit nëpër spital me brekushe dhe atlete. Por mund ta furnizosh më mirë Ben Ahmetaj me fruta dhe lëngje… mund të pajtohesh jo vetëm me Koçon por dhe me Mihal Kokëdhimën, që me siguri do të kërkojnë të kenë shok pavioni…

Ka vetem nje problem te vogel por qe mund te zgjidhet lehtesisht: Aty eshte mjeke gruaja e Mond Spahos qe mund ti dekonspiroje diagnozen… por kjo zgjidhet kollaj, ajo çohet ne vend te Mira Rakacollit, kryetare e komitetit …