Lajme

Ndahet nga jeta “Xhai i Vlorës”, trashëgimtari i madh i këngës qytetare vlonjate

Advertisements

“Xhai i Vlorës”, një ndër muzikantët më të shquar të sazeve dhe trashëgimtar i këngës qytetarev vlonjate, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Trishtimi mes qytetarëve të Vlorës është i madh për Xhain, ai kishte qenë në çdo gëzim familjar të tyre.

“Dhe Xhai ishte një nga njerëzit e mirë të Llonxhës, një “muze”, deri dje i gjallë i këngës së vjetër qytetare vlonjate! Jo më kot i thërrisnin “usta Xhai”, sepse ai ishte një nga “ustallarët” e paktë që i kishte mbetur besnik origjinalitetit të këngës së vjetër vlonjate”, shkruan gazetari vlonjat Ergys Alushi.

Shënimi i plotë i tij:

Pushoi edhe zemra e Xhait – “Xhait të Vlorës”! Pushoi në Llonxhë – “Llonxhën e Vlorës” Në Llonxhën e bukur të Vlorës, atje lart në kodër, ku njerëzit e saj këndojnë me zemër këngët popullore qytetare vlonjate! E ku tjetër mund të ruhen kaq bukur këto tradita përveçse në Llonxhën qytetare, në lagjen e qytetarëve të vjetër të saj!

Ku kënga e Mahmudesë këndohet aq bukur dhe e gjallë! Dhe Xhai ishte një nga njerëzit e mirë të Llonxhës, një “muze”, deri dje i gjallë i këngës së vjetër qytetare vlonjate! Jo më kot i thërrisnin “usta Xhai”, sepse ai ishte një nga “ustallarët” e paktë që i kishte mbetur besnik origjinalitetit të këngës së vjetër vlonjate!

Advertisements

Dhe, ashtu në heshtje, larg vëmendjes së “kokave të mëdha”, Vlora ka pësuar një humbje të madhe me vdekjen e Xhait! Me vdekjen e Sherif Nuredinit! Nganjëherë, humbjet e njerëzve të thjeshtë që mbartin vlera të mëdha për qytetin, janë më të rënda në historinë e qytetit.

Advertisements

Related Articles

Back to top button