Lajme

Ndërkombëtarët frikë për skenarë destabilizues në Ballkan, pas SHBA-BE edhe Londra “zbarkon” në Serbi, “ngushtohet laku” për Vuçiçin, kërkesë me çdo kusht për njohjen e Kosovës

Advertisements

Kosova dhe Serbia me presionin amerikan nga mbrapa kanë finalizuar marrëveshjen që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, por ende paralajmërohen trazira më datë 1 shtator dhe “sytë” e ndërkombëtarëve janë kthyer drejt Beogradi dhe Prishtinës për të prishur çdo skenar destabiliteti dhe për të parandaluar një luftë të madhe. Krerët në Kosovë thanë se reciprociteti është thelbi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ndërkaq zyrtarët serbë nënvizuan se kjo marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por de-fakto ky vendim njeh Prishtinën nga ana e Beogradit. Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj. Kosova, më 1 gusht, për disa orë lëshoi dokumente të tilla, por vendimi u përcoll me barrikada nga serbët në veri të Kosovës. Pasi ata hoqën barrikadat, Qeveria në Prishtinë, shtyu vendimin për 1 shtator. Ndërkaq, për çështjen tjetër, atë të targave, palët ende nuk kanë marrëveshje dhe ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Por përveç amerikanëve dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në skenë dhe Britania. I dërguari special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të vizitojë sot Beogradin, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të Serbisë. Peach, për të cilin kjo do të jetë vizita e dytë zyrtare në Beograd, fillimisht do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e më pas me kryeministren, Ana Brnabiç. Pritet që tema kryesore e bisedës të jenë negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situata në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Britanisë së Madhe. Peach, i dërguari i parë special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, u emërua në këtë post në dhjetor 2021. Ai e vizitoi Beogradin në shkurt të këtij viti, kur foli me Vuçiçin, Brnabiqin, patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfiri dhe përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe partive opozitare.

Mesazhi i fortë britanik

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në një intervistë për BBC serbisht pak ditë më parë foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe finalizimin e negociatave. I pyetur se cila do të ishte zgjidhja finale ideale, Peach ka deklaruar se do të ishte sukses çfarëdo zgjidhje që shkon në të mirë të rajonit. “Suksesi do të ishte çdo zgjidhje që do të sjellë diçka të mirë për të gjithë njerëzit në rajon”, ka deklaruar Peach.

Gazetarja më pas ka pyetur se a duhet përfshihet njohja reciproke në përmbyllje të procesit. Emisari britanik ka theksuar se një çështje e tillë i përket dialogut. “Është një çështje e dialogut dhe e bisedimeve”, ka thënë Peach. Më pas Peach ka thënë se përfundimi i procesit mes të dy shteteve me njohje reciproke është pritshmëri e Londrës zyrtare.

Alarmi nga Serbia për 1 shtatorin

Nga ana tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, kjo sipas saj për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bërnabiç, ka thënë se nuk e di çfarë mund të ndodhë më 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës do të fuqizojë vendimin për të ndaluar targat e Serbisë të lëshuara në emër të qyteteve të Kosovës. Ajo, në mediat televizive, tha se Kurti nuk dëshiron kompromis. Gjithashtu shtoi se bisedimet për këtë çështje po vazhdojnë.

Advertisements

“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis. Ai nuk dëshiron paqe dhe është i gatshëm që problemet e brendshme t’i mbulojë me jostabilitet në veri”, tha Brnabiç. Escobar shtoi se pret që më 1 shtator të ketë situatë të qetë dhe që të mos vështirësohet jeta e banorëve në veri. Ndërsa i dërguari BE për dialogun pas takimit me Vuçiç shkroi se palët janë në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje. Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit me të dërguarit e SHBA dhe BE pohoi se bisedimet do të vazhdojnë, me shpresën se do të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Advertisements

Related Articles

Back to top button