HomeLajmeNdërron jetë nga COVID, shokët apel për të sjell trupin në Shqipëri

Ndërron jetë nga COVID, shokët apel për të sjell trupin në Shqipëri

Koronavirusi nuk po kursen as të rinjtë tashmë.

Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Angli për shkak të koronavirusit vetëm pak pasi u dërgua në spital.

I riu, i quajtur Sidorel Myzeqari, nga Mollasi i Elbasanit jetonte prej disa vitesh në Angli.

28-vjeçari kishte disa ditë me simptoma, por gjendja është rënduar papritur dhe personat që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, ku edhe nuk ia doli.

Shokët dhe të afërmit kanë filluar procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por e kanë të pamundur financiarisht. Rrjedhimisht ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët atje si edhe kudo në botë për të kontribuuar me qëllim sjelljen e trupit të Sidorelit pranë prindërve në Elbasan.

Anglia është duke kaluar një valë tjetër të koronavirusit me mijëra të infektuar çdo ditë duke bërë që edhe numri i të vdekurve të rritet.

Must Read

spot_img