“Ndizet” Puka, era favorizon flakët, terreni malor pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse

0
42

Zjarret po përhapen me shpejtësi në zonën e Pukës. Era që ka favorizuar flakët e mëdha, ka shuar shpresën e autoriteteve dhe banorëve se ato ishin drejt fikjes përfundimtare sot.

Në informacionin e përditësuar, deri në orën 16.00, bëhet me dije se i gjithë masivi pyjor i Tërbunit është në flakë. Madje, për shkak të terrenit malor, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë me automjete.

Informacion i orës 16:00

E teksa u shpresua se zjarret në masivin pyjor të Terbunit do shuheshin gjatë ditës së sotme, ererat e medha që përfshin lartesitë e masivit pyjor të Terbunit kanë krijuar sërish situate problematike.

Përkunder angazhimit për shuarjen e flakve, zjarri ka përfshirë një siperfaqe të konsiderueshme. Terreni i thyer malor e bën të pamundër ndërhyrjen me mjete, çfarë ka bërë që forcat e angazhuara të punojnë me mjete rrethanore.