Ndoka për Bashën: Kur u soll ashtu me Berishën, çfarë mund të presim ne ? PD në probleme serioze, një parti e ndrydhur

0
116

Në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamnetar i PD-së ka reaguar edhe kryetari i PDK, Nard Ndoka i cili thotë se përjashtimi i doktorit është shkëputje nga realiteti nga ana e Bashës.

Ndoka thotë se distancimi që Basha i bëri pabesisht aleatëve të vjetër të PD, është një “ngushëllim” se kjo që i bëri Berishës, për ne ka qenë e pritshme.

Më tej ai shton se për momentin Partia Demokratike është e çorientuar dhe sfida e vërtrtë është që të gjejë vetveten.

Për Ndokën, Basha kishte një avantazh kur e mori partinë e gatshme nga Berisha, në krahasim më Edi Ramën, që i mori partinë Fatos Nanos.

“Partia jone ka akoma me shumë një motiv të distancohet nga Basha, sepse në mënyre të pabesë, ai prishi aleancën me Partinë Demokristiane, andaj Basha e ka humbur besimin te partia jonë te unë e ka humbur tashmë respektin miqësor, bashkëpunues, ka një problem institucional.

Nuk është problemi se janë ndarë rrugët nga PD, por janë ndarë rrugët me Bashën, jo me partinë, është një marrëdhënie inekzistente, dhe kjo për fajin e Bashës, megjithëse Basha është shumë debitor ndaj meje.

Por personalisht jam ngushëlluar me realitetin, se kur u soll ashtu me Berishën, kjo e imja është sekondare.

Unë tashmë nuk shoh një PD që është në mbrojtje të interesit publik, shoh një parti që është futur në probleme me veten e saj, në marrëdhënie me aleatët, nuk shoh një PD që bën opozitën ne këtë maxhorancë, kemi një parti e cila mbyll gojën është mbyllur në bunkerin e vet dhe ka frikë nga Berisha.

Sfida më e madhe, që PD të gjej vetvete, dhe të dali nga ky cikël, unë e shoh PD si një parti të ndrydhur, do të ketë grupime te reja ne PD”, tha Ndoka për MCN TV.