ADS
HomeRozeNdryshe nga ‘vipat’ e tjerë, Blendi Fevizu e uron të bijën me...

Ndryshe nga ‘vipat’ e tjerë, Blendi Fevizu e uron të bijën me rastin e ditëlindjes shumë thjeshtë

Duke parë fotot, me siguri është kështu.

Kjo është Mishel, vajza e madhe e Blendi Fevziut, e cila sot ka ditëlindjen.

Gazetari i njohur ka postuar këtë foto ku shkruan thjesht “Gëzuar ditëlindjen Mishel” duke mos bërë atë që shohim shpesh tek prindërit e tjerë; dedikime të gjata sesa krenarë janë, sesa të lumtur e jo në pak raste sesa të bukur u duken fëmijët e tyre.

Krenaria e Fevziut për Mishelën, e cila tashmë është shkëputur nga familja dhe ka nisur studimet e larta, qëndron pikërisht tek modestia me të cilën ai flet për të publikisht.

Ata që e njohin nga afër Mishel, tregojnë se veç faktit që është një vajzë studioze, ajo është dhe tejet e thjeshtë dhe me këmbë në tokë.

Dhe për një prind nuk ka lumturi më të madhe se kjo, edhe kur përpiqesh “ta fshehësh” atë nga bota./revistawho.com

Must Read